Një lajm i mirë për fansat e Spice Girls

13/05/2016 00:00

Ky vit shënon 20-vjetorin e krijimit e një prej grupeve më të adhuruar të viteve ‘90, “Spice Girls”.

Gjatë javëve të fundit përflitej pa fund në media për një ribashim të mundshëm të vajzave për të festuar 20-vjetorin e krijimit të grupit të tyre, gjithashtu për të risjellë edhe një herë atmosferën e 5 vajzave çapkëne.

Sipas një burimi nga “The Mirror”, vetëm Melanie Brown, Emma Bunton dhe Geri Horner kanë pranuar të ribashkohen duke përjashtuar kështu Victora Beckham dhe Melanie Chisholm, të cilat nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e këtij projekti.

Vajzat e kanë bërë të ditur këtë lajm edhe nëpërmjet një “selfie” të postuar në rrjetet sociale, ku ato kanë treguar se janë duke punuar mbi materiale të reja muzikore posaçërisht për të festuar 20-vjetorin e ish-grupit.

Ato janë duke punuar në një studio muzikore në Londër dhe çdo informacion tjetër rreth këtij ribashkimi ato kanë vendosur ta mbajnë surprizë deri në muajin korrik.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel