Gjenden dy pjesë të avionit të zhdukur dy vite më parë

13/05/2016 00:00

Dy pjesët e një avioni të gjetura në plazhet e Mauritanisë dhe Afrikës së Jugut me shumë gjasa i përkasin avionit me numër fluturimi MH370 të “Malaysia Airlines”, siç bëjnë me dije autoritetet malajziane dhe australiane.

Ky është zhvillimi më i fundit në përpjekjet për të zgjidhur misterin e avionit që u zhduk në mars të 2014-s. Ai po fluturonte nga Kuala Lampuri në Pekin me 239 persona në bord kur u zhduk nga radarët.

Ekspertët besojnë se ai është rrëzuar në det pas ndryshimit të kursit. Zbulimi çon në 5, pjesët e gjetura deri me tani nga avioni i “Malaysia Airlines” rreth Oqeanit Indian. Ato po shqyrtohen në Australi, nga Byroja e Sigurisë në Transport dhe ekspertë të tjerë.

Gjatë një konference ditën e enjte, ministri malajzian i Tranportit, Liow Tiong Lai pohoi se ekipi kishte konfirmuar se është pothuajse e sigurtë se 2 pjesët e gjetura rishtazi në Afrikën e Jugut dhe ishullin Rodrigues, i përkisnin “Boingut 777”.

Asnjë avion i këtij lloji nuk është rrëzuar në hemisferën jugore dhe askush nuk ka raportuar zhdukje të pjesëve. Kërkimet në jug të Oqeanit Indian, ku janë përfshirë Australia, Malajzia dhe Kina kanë mbuluar më shumë se 105 mijë km katrorë deri më tani. Por, vendet kanë rënë dakord që në mungesë të informacioneve të reja të besueshme kërkimet të mbyllen në mes të vitit.

Top Channel