Franca në Euro 2016, Deshamps lë jashtë Valbuenën

12/05/2016 00:00

Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps, publikoi listën prej 23 lojtarësh të cilët do jenë pjesë e skuadrës në finalet e Europianit që do të nisë më 10 qershor.

Në këtë listë nuk ka vend për yllin e Lion, Mathieu Valbuena, por jo për arsye skandali me Benzemanë, por për shkak të dëmtimeve. Ndërsa, mesfushori i Manchester United, Morgan Schneiderlin, është në listën rezervë.

“Valbuena ka pësuar shumë dëmtime si dhe është përballur me një konkurrencë shumë të fortë për një vend në kombëtare këtë sezon”, deklaroi trajneri Deshamps.

Ndërsa, ashtu siç ishte konfirmuar prej kohësh nga vetë lojtari, Karim Benzema nuk do të jetë në Europian pas telasheve me Valbuenën. “Fatkeqësisht për mua dhe për të gjithë ata që më mbështetën e më mbështesin, nuk do të përzgjidhem për Euro 2016”, konfirmoi Benzema para një muaji në Twitter.

Dy prurjet e reja janë mesfushori i Leicester City, n’Golo Kante dhe anësori i West Ham, Dimitri Payet.

Franca është kundërshtar i kombëtares sonë në Grupin A dhe përballja direkte mes “gjelave” dhe kuqezinjve të De Biasit do të luhet të mërkurën e 15 qershorit në stadiumin “Velodrome” të Marsejës në ora 20:00.

Skuadra e Francës në Euro 2016

Portierë: Hugo Lloris (Tottenham), Steve Mandanda (Marseille), Benoit Costil (Rennes)

Mbrojtës: Bacary Sagna (Man City), Christophe Jallet (Lyon), Lucas Digne (Roma), Patrice Evra (Juventus), Raphael Varane (Real Madrid), Laurent Koscielny (Arsenal), Eliaquim Mangala (Man City), Jeremy Mathieu (Barcelona)

Mesfushorë: Lassana Diarra (Marseille), Yohan Cabaye (Crystal Palace), N’Golo Kante (Leicester City), Blaise Matuidi (PSG), Paul Pogba (Juventus), Moussa Sissoko (Newcastle United)

Sulmues: Anthony Martial (Manchester United), Andre Pierre Gignac (Tigres UANL), Dimitri Payet (West Ham), Olivier Giroud (Arsenal), Kingsley Coman (Bayern Munich), Antoine Griezmann (Atletico Madrid)

Lista rezervë: Alphonse Areola, Hatem Ben Arfa, Kevin Gameiro, Alexandre Lacazette, Adrien Rabiot, Morgan Schneiderlin, Djibril Sidibe, Samuel Umtiti.

Top Channel