Teatri “Bylis” është duke vendosur në skenë dramën “Horoskopi babilonas”. Të premten është premiera e kësaj vepre e cila mban autorësinë e Vangjel Kozma dhe regjisorit Spiro Duni. Një dramë që ironizon realitetin shqiptar.

“U përpoqëm që këtë dramë satirë ta sjellim në një trajtim absurd, ku satirizohet ky realitet i ynë i hidhur duam apo s’duam ne. Nuk mund të fshehim problemet e mëdha, por të para në një këndvështrim tjetër. Sigmatizohet ai që unë e quaj ‘patriotizmi patetik profesionist’. Brenda ndërthuren problemet e tjera siç janë raportet e individit me shtetin, raporte shumë të vështira kudo, por sidomos në vendin tonë të themi të çuditshëm”, deklaroi regjisori Duni.

Në këtë premiere interpretojnë 10 aktorë të Teatrit Profesionist të Fierit. Për regjisorin, puna me aktorët e Teatrit “Bylis” është një eksperiencë e vyer.

Top Channel