Por interneti nuk të harron… (Video)

12/05/2016 00:00

Ishte maji i vitit 2006, ishte ende koha e MySpace, Hi5 etj., dhe viti që lindi Facebook. Kongolezi Guy Goma kishte shkuar në studiot e BBC për të gjetur punë në departamentin e IT-së, por përfundoi si i ftuar në studio.

Goma, joekspert i fushës nisi të fliste mbi betejën ligjore mes Apple dhe markës regjistruese të Beattles. Ai u ngatërruar me gazetarin e lajmeve të teknologjisë, Guy Kewney.

Mjaft i nervozuar dhe duke rrotulluar sytë anë e mbanë Guy i gabuar nisi të jepte dis përgjigje për pyetjet e gazetares Karen Bowerman mbi të ardhmen e shkarkimit. Por ama dhjetë vjet më pas përgjigjet e tij duken mjaft aktuale. Mos harroni sëe në 2006 Facebook u bë i vlefshëm për të gjithë dhe një vit më pas Netflic nisi të transmetojë video në shtëpitë e njerëzve.

“Aktualisht, nëse mund të shikoni kudo, ka njerëz që shkarkojnë përmes internetit gjithçka që duan. Do të ketë mënyra edhe më të lehta për të gjithë të marrin diçka nëpërmjet internetit”, është shprehur ai para 10 vjetësh.

Goma nuk e fitoi vendin e tij të punës, por ama u bë legjendë e internetit.

Top Channel