Muça: I habitur nga dënimi i Disiplinës

12/05/2016 00:00

Gentian Muça ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit të Disiplinës që e ka dënuar atë me 1 vit pezullim nga të gjitha aktivitetet sportive, “për nxitje publikisht të urrejtjes” pas ndeshjes Tirana-Partizani.

Kapiteni i bardhebluve tha: “Jam njohur dje gjatë stërvitjes me vendimin dhe jam habitur shumë. Ai ishte një komunikim i imi me tifozët, unë nuk nxis dhunë dhe as bëj thirrje raciste. Jam praktikant feje. Emri im për 10 vite nuk ka qenë kurrë në zyrat e Disiplinës, për këtë arsye kam shumë besim tek Apeli, pasi më shkatërrohet karriera në kulmin tim. Nuk besoj se u mërzit njeri nga thirrjet kundër komunizmit, sistem që i ka dërrmuar shqiptarët”.

Muça këndoi koret e tifozëve të Tiranës menjëherë pas derbit dhe kjo gjë i kushtoi shumë.

Top Channel