“E dua burrin tim… por nuk dua të bëj seks me të”

12/05/2016 00:00

Një nënë me dy fëmijë ka deklaruar se ka dy vite që nuk bën seks me burrin e saj, pasi e humbi libidon në ditën e martesës. Anglezët Louise dhe Stuart, të dy 33-vjeçarë, kanë bërë shumë rrallë seks që kur kanë shkëmbyer unazat në mars të vitit 2014.

Louise thotë se me partnerin e saj ka pasur një jetë seksuale shumë aktive, por gjithçka ndryshoi pasi u martuan.

“Sapo u martuam, nuk ishim më si më parë. E humba libidon në altar. Sapo thashë pranoj, sikur u thye diçka brenda meje. Nuk m’u duk më vetja një nuse seksi dhe e re. Isha gruaja e dikujt. Problemet nisën ditën e dasmës, isha e rraskapitur. Pasi kisha lindur vajzën, më vinte edhe keq për trupin tim. Gjithsesi, atë natë bëra seks për hir të burrit, por që nga ajo ditë problemi u përkeqësua”, shpjegon 33-vjeçarja.

“Nuk më pëlqen trupi im dhe e kam të vështirë të bëj seks për këtë arsye. Edhe pse burri më thotë se më pëlqen siç jam, e kam të vështirë të bëj seks me të. E detyroj veten ndonjëherë. Gjithsesi, kemi një martesë të shkëlqyer, e duam shumë njëri-tjetrin, vetëm se nuk bëjmë seks”, thotë Louise.

Top Channel