Kjo Victoria mbeti me këmbë përpjetë

12/05/2016 00:00

Tregoi fleksibilitetin e saj të jashtëzakonshëm kur ngriti një këmbë në ajër dhe foton e postoi në Instagram disa muaj më parë. Tashmë, bashkëshortja e David Beckham e ripërsëriti pozën.

Ish-pjesëtarja e Spice Girls aktualisht po qëndron në Kanë për festivalin e filmit, së bashku me shoqen e saj Eva Longoria.

42 dhe 41-vjeçarja postuan foto nga mbrëmja që kaluan në hotel. Victoria ka ngritur këmbën lart, ndërsa Eva shihet duke mbajtur ekuilibrin, e shtrirë në divanin e hotelit.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel