Edicioni i 69 i festivalit të filmit në Kanë, ka nisur në jug të Francës, si një nga eventet më të rëndësishme në kalendarin ndërkombëtar të kulturës dhe kinematografisë.

Si çdo vit tapeti i kuq mbledh emrat më të rëndësishëm të botës së filmit. Ndër të parët që mbërritën në Kanë ishte regjisori dhe aktori veteran ,Woody Allen, vulën e të cilit mban një nga filmat më të përfolur të këtij festivali “Cafe Society”, i cili dhe do të çelë zyrtarisht eventin.
 
Në një konferencë për shtyp, Allen tha se filmi i cili ka si subjekt një histori dashurie midis një burri të madh në moshë dhe një vajze tepër të re, është tepër zbavitës në dukje dhe me shumë batuta, por nëse depërtoni në të atëherë do të përjetoni të gjitha emocionet si rrezikun, trishtimin, gëzimin por edhe mizorinë e jetës.

Filmi ka si protagonistë Kristen Stewart, Jesse Eisenberg dhe aktoren Blake Lively. Si filmi i 14 që Woody Allen prezanton në këtë festival, ai përshkruhet si nga ata regjisorë që nuk ka shumë konkurrentë dhe një nga figurat më të dashura të Kanës.

Po ashtu, në rivierën franceze mbërritën edhe protagonistët e një tjetër produksioni kinematografik si “Money Monsters”, një komedi e zezë nga regjisorja Jodie Foster dhe aktorët protagonistë George Clooney dhe Julia Roberts.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel