“Reality show” për talentet e pornografisë

11/05/2016 00:00

Të mos kenë qenë pjesë e industrisë së pornografisë asnjëherë dhe të flakin tutje sikletin përpara kameras.

Këto janë dy rregullat e vetme të vendosura në ‘reality shoë’ më të fundit, “Sex Factor”, që prezantohet nga ylli i filmave me pullë të kuqe, Asia Akira.

Gara do të nisë më 8 maj dhe në të do të marrin pjesë 16 konkurrentë, 8 djem dhe 8 vajza.

Skenat janë të gjitha të qarta dhe konkurrentët duhet të tregojnë se zotërojnë përveç masave të duhura, edhe shumë talent. Si në çdo spektakël ‘talent-show’, zakonisht do të jenë katër gjykatës në juri  (Tori Black, Remy LaCroix, Lexi Bell e Keiran Lee), të gjithë profesionistë, që do të gjykojnë punën e djemve dhe të vajzave me filmime në pishinë, në shtrat apo në kuzhinë siç tregon edhe trajleri.

Ideja i ka ardhur në mendje producentit Byddy Ruben dhe është pritur menjëherë mirë nga sajti ‘xHamster’, i cili do të transmetojë ‘online’ këtë ‘show’.

Kandidatët nuk janë të paktë e po ashtu as çmimi që do të shpërblehet fituesi; plot 1 milionë dollarë.

Top Channel