Terrorizmi, PE miraton kompetencat e reja për Europol

11/05/2016 18:10

Strazburgu ka dhënë dritën jeshile për më shumë kompetenca për Europol, me qëllim luftimin e terrorizmit.

Falë votimit në seancë plenare, agjencia policore europiane do të mund të intensifikojë së shpejti përpjekjet kundër terrorizmit, kriminalitetit informatik dhe krimeve të tjera dhe t’u përgjigjet në kohë kërcënimeve.

Kompetencave të reja u bashkohen edhe garancitë për mbrojtjen e të dhënave dhe instrumenteve të kontrollit demokratik, raportojnë mediat ndërkombëtare në edicionet online.

“Rregullat e reja për Europol janë një mjet i fuqishëm legjislativ që do të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë së qytetarëve europianë”, deklaroi relatori Augustin Diaz de Mera gjatë debatit që i parapriu votimi.

Europol dhe struktura të tjera europiane përgjegjëse për sigurinë u gjendën nën një valë kritikash të rënda në muajt e fundit për shkak të pamundësisë së parandalimit të sulmeve të nëntorit në Paris dhe ato të Brukselit në fillim të vitit.

Top Channel