Gentian Muça pezullohet me 1 vit

11/05/2016 00:00

Kënga që këndoi futbollisti i Tiranës, Gentian Muça bashkë me tifozët e bardheblu, pas ndeshjes me Partizanin, i ka kushtuar lojtarit me pezullim për 1 vit nga të gjitha aktivitetet.

Disiplina ka pezulluar Muçën “për nxitje publikisht të urrejtjes”, për episodin i cili është publikuar i gjithë edhe në kanalin e Youtube.

Ndërkohë, skuadra e Laçit, për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke hedhur mjete ndezëse në fushë, është dënuar me një ndeshje pa tifozë.

Top Channel