Ritet e çuditshme të futbollistëve

11/05/2016 00:00

Të qenit supersitcioz është pjesë e shumë personave dhe këtu përfshihen edhe futbollistët. Lojtarë të ndryshëm kanë apo kanë pasur ritet e tyre fatsjellëse në fillim të çdo ndeshjeje.

Kështu Ivan Rakitic në fillim fashon këmbën e majtë për t’i vënë më pas mbrojtësen, por në fushë hyn gjithnjë me këmbën e djathtë. Ndërsa Pepe Reina konsideron benzinën si fatsjellëse. Portieri i Napolit shkon gjithnjë në të njëjtin vend për të bërë furnizimin dhe parkon në të njëjtin vend përpara çdo ndeshje.
 
Johan Cruyff zakonisht godiste në stomak portierin e skuadrës së tij dhe më pas hidhte çamçakëzin në gjysmëfushën ekipit kundërshtar. Rite të çuditshme kishte dhe Filipo Inzaghi. Ishte i vetmi që përpara se të zbriste në fushën e lojës konsumonte biskota për fëmijë.

Ndërsa fiksimi i David Beckham ishte frigoriferi. Ish-kapiteni i Anglisë ishte maniak i perfeksionit, në frigorifer nuk duhet të ekzistonin 3 objekte të të njëjtit lloj. Nëse kjo ndodhte, Beckham e hidhte njërin.

Loran Blanck kishte si zakon përpara fillimit të çdo ndeshjeje puthjen në kokë të portierit Barthez, një rit ky të cilin e pamë gjatë gjithë Botërorit 1998 ku Franca doli e fituar.

Nuk është i mbrojtur nga superisticioziteti as Cristiano Ronaldo. Portugezi hyn në fushë gjithnjë me këmbën e djathtë, nuk ndryshon asnjëherë vendin në autobus dhe avion dhe në pushim të çdo ndeshje ndryshon krehje flokësh.

Ndërsa Geri Lineker nuk gjuante asnjëherë në portë gjatë fazës së nxehjes pasi i kursente për të mos harxhuar golat. Nëse në pjesën e parë nuk arrinte të shënonte, në pushimin  e ndeshjes ndërronte fanellë.

Top Channel