Formula 1 bëhet më sponsor të ri

11/05/2016 00:00

Heineken do të jetë një prej sponsorëve kryesorë në Botërorin e Formula 1 në 5 vitet e ardhshme.

Lajmi bëhet i ditur nga “Autosport” sipas së cilës është arritur një marrëveshje mes FOM dhe kompaninë e njohur holandeze të prodhimit të birrës për një financim prej 130 milionë eurosh.

Emri i “Heineken” do të fillojë të shfaqet që në Çmimin e Madh të Kanadasë në 12 qershor dhe do të jetë së bashku me ata të sponsorëve aktualë të Formula 1 si “Rolex” apo “Pirelli”.

“Heineken” ka pasur gjithnjë lidhje me botën sportive. Kompania holandeze është një prej sponsorëve të Ligës së Kampioneve si dhe Kupës së Botës së Regbisë.

Por jo vetëm kaq, “Heineken” është një prej partnerëve financiare edhe të turneut Grand Slam në tenis, US Open.

Top Channel