Nuk kishte veshur taka, shefi e kthen në shtëpi

11/05/2016 00:00

Një recepsioniste në Londër u dërgua në shtëpi pasi nuk kishte veshur taka të larta. 27-vjeçarja Nicola Thorp shkoi në kompaninë ku punonte me këpucë të sheshta dhe iu tha të kthehej në shtëpi, duke i humbur kështu dita e punës.

Kompania shpjegoi se takat e larta janë pjesë e uniformës, ndërsa Thorp mbrohet duke thënë se e ka shumë të vështirë të punojë në maksimum mbi taka.

“Duhej të bëja 9 orë vajtje-ardhje nëpër zyra duke shoqëruar klientët. I thashë se nuk e bëja dot këtë gjë mbi taka”, shpjegoi 27-vjeçarja.

Tashmë, Nicola ka nisur një peticion që kërkon që ligji të ndryshojë dhe femrat të mos detyrohen më të veshin taka të larta në punë. Peticioni ka marrë më shumë se 10 000 firma.

Top Channel