Leicester, vazhdon dashuria me Ranierin

11/05/2016 00:00

Leicester nuk ka ndërmend të privohet nga trajneri Claudio Ranieri. Drejtuesit e skuadrës të saposhpallur kampione të Anglisë për herë të parë në histori bënë të ditur se synimi i tyre është që të mbajnë në pankinë trajnerin roman edhe për shumë vite të tjerë.

Në një intervistë për median britanike, zv.presidenti i klubit Srivandanapra bëri të ditur se shumë shpejt Ranierit do t’i ofrohet një kontratë e re disa vjeçare. Në të njëjtën kohë ai deklaroi se me teknikun italian ai do të diskutojë edhe për projektin e ri të skuadrës që padyshim do të jetë afatgjatë.

Në të njëjtën kohë, zv/ptresidenti i Leicester foli edhe në lidhje me të ardhmen e futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës, Vardy, Mahrez dhe Kante’, që janë vënë në shënjestrën e klubeve evropiane. Srivandanapra theksoi se klubi do të bëjë të pamundurën që të mbajë futbollistët më të rëndësishëm të saj dhe të sjellë disa lojtarë të tjerë shumë cilësorë.

Top Channel