Pasioni i Putinit për hokejin dhe rrëzimi në akull

11/05/2016 00:00

Presidenti rus është një njeri të cilit i pëlqen aksioni. Nga karateja, te zhytja, e së fundi hokei në akull, Vladimir Putin është gjithmonë i gatshëm t’i tregojë botës formën e tij të mirë fizike.

Por edhe udhëheqësi më aktiv nuk është i imunizuar ndaj rrëzimit. Në akullin e Sochit, të martën ndodhi pikërisht kjo: shefi i Kremlinit u plandos në tokë gjatë një ndeshjeje amatore hokeji, ku nuk la sidoqoftë pa i treguar aftësitë e veta me shënimin e një pike dhe ndihmës së dhënë në realizimin e dy të tjerave.

Presidenti, i veshur me një kostum që mbante numrin 11, drejtoi një ekip të përbërë nga zyrtarë, biznesmenë dhe ish-lojtarë të hokeit në akull. Skuadra e tij fitoi ndaj kundërshtarëve me rezultatin 9 me 5. Në fund të lojës, kreut të shtetit rus iu dorëzua një trofe nga ish-lojtari sovjetik Alexander Yakushev.

Top Channel