Pasqyrat në dhomën e zhveshjes të gënjejnë (FOTO)

11/05/2016 00:00

E kujt femre nuk i ka ndodhur të hyjë në një dyqan, të provojë veshje duke u parë në pasqyrë, ti blejë, e më pas të kuptojë se kur kthehet në shtëpi para pasqyrës së saj nuk qëndrojnë njësoj si prova e parë në dyqan?

Shumë femrave, në mos të gjithave, do të ishte përgjigja. Sigurisht që reagimi do të ishte spontan se pasqyra e dyqanit mund të jetë ‘trukuar’ për të dhënë një pamje më tërheqëse, apo që pozicionimi i dritave të vendosura mirë të jep një pamje më të mirë. Një redaktor rus i modës i faqes, Adme.ru, ka pranuar sfidën dhe ka vendosur të bëj një hetim “social”.

Fillimisht bëri një selfie me refleksin e pasqyrës së shtëpisë, duke veshur një bluzë të bardhe dhe një palë xhinse. E më pas ka shkuar në 11 dyqanet më të famshme të modës që gjenden në Rusi dhe ka bërë të njëjtën selfie në secilën prej dhomave të zhveshjes me të njëjtin look.

Rezultati? Siç tregojnë dhe pamjet, të gjitha pasqyrat, disa më shumë se të tjerat, të përmirësonin trupin duke e bërë më të dobët dhe më të rregullt. Në këtë mënyrë redaktori i modës na mëson se nuk duhet ti besojmë refleksit, por instiktit tonë dhe shijes së mirë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel