“Hyperloop One” dhe projekti i së ardhmes

11/05/2016 00:00

“Hyperloop One”, kompania që punon për zhvillimin e një teknologjie futuriste transporti, ka arritur të sigurojë 80 milionë dollarët e nevojitur për financimin e nismës së saj, e planifikon tani të realizojë një test të plotë të sistemit përpara fundit të vitit.

“Ajo që po bëjmë për ta sjellë ‘Hyperloop’-in në realitet është se, po punojmë me shumë zell për të ndërtuar një prototip sa më të kompletuar. ‘Hyperloop’-i ka potencialin të zgjidhë shumë prej problemeve të sotme më komplekse të transportit në distancë. Ne ndajmë bindjen se, ai do të ketë mbi shoqërinë të njëjtin impakt si interneti”, tha Brogan Bambrogan, bashkëthemelues i “Hyperloop”.

Ajo që inxhinjeri Elon Musk hodhi 3 vite më parë si projekt në letër, tani po merr jetë. Sistemi i transportit me shpejtësi të lartë bazohet te shfrytëzimi i tubave me presion të ulët për lëvizjen e pasagjerëve me një shpejtësi që mbërrin në mbi 1.200 km/h, gati sa shpejtësia e zërit.

Në brendësi të këtyre tubave ka hapësira të përbëra nga kabina të mëdha, të cilat do të krijohen në atë mënyrë që të bëjnë të mundur transportin e udhëtarëve dhe të mallrave. Në çdo kabinë, ku pesha nuk duhet të kalojë 185 kilogramët, do të mund të udhëtojnë 6 persona njëherësh. Testi i parë i sistemit shtytës, thelbësor për transportin e shpejtësisë së lartë, do të zhvillohet këto ditë në shkretëtirën në veri të Las Vegasit.

Top Channel