Euro 2016, krimi kibernetik godet tifozët

11/05/2016 00:00

Krimi kibernetik shfrytëzon çdo rast për të goditur përdoruesit,  madje edhe kampionatin europian që do të mbahet shumë shpejt në Francë. Hakerat kanë nisur të godasin tifozët duke u dërguar njoftime false për fitim llotarish për eventin sportiv.

Lajmi bëhet i ditur nga kompania e sigurisë Kaspersky. Një email i tillë shpesh përmban grafika me materiale zyrtare, si logo e Uefa Euro 2016, dhe ato të sponsorëve, por në fakt janë kurthe. Duke menduar se merr çmim në fakt, përdoruesit i përgjigjen duke i dërguar informacione personale që përfundojnë direkt në duart e krimit kibernetik.

“Adresa e destinuesit është zgjedhur rastësisht nga një numër i madh adresash emaili. Kemi regjistruar raste ku i njëjti sulm është transmetuar në mesazhe me tekste të ndryshme. Mashtruesit përdorin edhe adresa të ndryshme emaili”, shpjegon Kaspersky.

Top Channel