Hetimet për vdekjen e Prince, merret në pyetje doktori i tij

11/05/2016 00:00

Detektivët në Minnesota morën në pyejtje mjekun e yllit të popit, Prince, i cili e kishte vizituar këngëtarin dy herë brenda një jave, përpara se ai të ndërronte jetë.

Në mandatin e policisë thuhet ndër të tjera se, doktor Michael Schulenberg i kishte dhënë edhe një mjekim Princit më 20 prill, që do të thotë vetëm një ditë para se të vdiste. Dokumenti nuk tregon megjithatë se, për çfarë ilaçi bëhej fjalë saktësisht, e as nëse 57-vjeçari e ka marrë vërtet.

Forcat e policisë zhvilluan edhe një kontroll tjetër në shtëpinë e gjeniut të popit në Minneapolis, e kanë kërkuar t’i hedhin një sy kartelave mjekësore nga spitali ku punon Schulenberg. Ende nuk është e qartë se çfarë roli mund të kenë pasur narkotikët në shuarjen nga jeta të këngëtarit të famshëm.

Rezultati i ekzaminimit pas vdekjes e përjashton vetëvrasjen, ndërsa rezultatet e verifikimit të plotë mjekësor mund të kërkojnë disa javë kohë. I përshkruar si kitarist gjenial, k?ng?tar i p?rkryer, autor fantastik e plot fantazi, Prince karakterizoi muzik?n pop t? shekullit t? XX-t?, e me vdekjen e tij t? parakohshme skena humbi nj? nga figurat m? me influenc? t? saj.

Spektaklet me shum? efekte t? këngëtarit trupvogël, Prince Roger Nelson, janë përshkruar rëndom si panaire me ngjyra t? forta t? nj? gjeniu ekscentrik t? muzik?s.

Top Channel