Është bërë i famshëm me interpretimin e Wolverine në sagën e filmave “X-Men” dhe Hugh Jackman ka treguar se lodhet shumë për të formuar muskujt që duhen për të luajtur këtë rol.

Aktori 47-vjeçar postoi në Instagram një foto në palestër, ku tregon bicepsin e tendosur gjatë përgatitjeve për “Wolverine 3”, që mendohet se do të jetë roli i fundit i tij si mutanti i tërbuar.

Producenti Simon Kinberg konfirmoi të hënën për “Collider” se filmimet për filmin e ri kanë nisur dhe ai do të shfaqet për herë të parë në kinema më 3 mars 2017.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel