Triumfi në Virxhinian Perëndimore, Sanders mban gjallë shpresat ndaj Clintonit

11/05/2016 00:00

Bernie Sanders e shtoi listën e fitoreve të tij në zgjedhjet paraprake, me triumfin në Virxhinian Perëndimore. Senatori i Vermontit vazhdon të mbetet shumë prapa Hillary Clintonit për numër delegatësh, por suksesi në këtë shtet ndihmon të mbahen të gjalla mundësitë e tij për nominim.

“Do të luftojmë edhe për votën e fundit”, deklaroi në fjalimin e fitores, ku nuk la pa fshikulluar kandidatin republikan Donald Trump, i cili doli ngadhënjyes sa në Virxhian Perëndimore, ashtu dhe në Nebraska.

“Mesazhi ynë për delegatët demokratë do të jetë grumbullimi i forcave në Filadelfia, sepse ndonëse kemi shumë mosmarrëveshje me sekretaren Clinton, ka një pikë ku qëndrimet tona bashkohen, e ajo është mposhtja e Donald Trumpit”, tha Bernie Sanders, kandidat presidencial demokrat.

Virxhia Perëndimore dërgoi një mesazh përmes kësaj vote të saj. Gati 40% e zgjedhësve demokratë e bënë të qartë se duan një president më pak liberal se Barack Obama, e për këtë arsye, pjesa dërrmuese e grupit në fjalë zgjodhi të mbështeste Sandersin.

Në betejën e tij, 75-vjeçari vazhdon të mbetet për Clintonin një kujtesë e vazhdueshme dhe e pakëndshme e faktit se, ka ende votues demokratë atje jashtë që nuk e përshëndesin fushatën e saj.

Top Channel