Sulm kamikaz në Afganistan, 10 të vdekur, mes tyre 3 fëmijë

11/05/2016 00:00

Të paktën 10 persona u vranë dhe 23 u plagosën të martën, kur një person hodhi veten në erë brenda një makine pranë shtëpisë së komandatit të milicisë pro-qeveritare në provincën Nangarhar të Afganistanit.

“Komandanti i udhëhiqte luftën kundër talebanëve dhe Daeah kryengritësve në Nazian”, tha Attaullah Khogyani, një zëdhënës i guvernatorit të provincës. Ai shtoi se mes viktimave ishin edhe 3 fëmijë.

Provincën Nangarhar është baza kryesore e militantëve të Shtetit Islamik, të cilët njihen nga Afganistani si Daeah, që luftojnë kundër forcave qeveritare dhe talebanët.

Top Channel