Brazil, protesta masive në mbështetje të Presidentes Rousseff

11/05/2016 00:00

Pas vendimit për të vazhduar procesin që mund të çojë në gjykimin dhe shkarkimin e Presidentes Rousseff, Brazili është përfshirë nga protestat e forcave pro-qeveritare.

Protestat e dhunshme janë shtrirë në të gjithë vendin, ku mbështetësit e Rousseff kanë bllokuar disa rrugët duke ngritur barrikada. Policia tha se protestuesit kishin bllokuar 14 rrugë në të gjithë Brazilin. Një nga rrugët kryesore të bllokuara ishte edhe ajo që lidh Rio de Zhaneiron me Sao Paulo.

Nëse Senati vendos që ajo t’i nënshtrohet gjyqit, Presidentja do të pezullohej nga posti dhe vendin e saj do ta zinte nënpresidenti Michel Temer, ish-aleat, i kthyer në armik politik të saj.

Presidentja Rousseff akuzohet për manipulim të shifrave buxhetore për të fshehur gjendjen financiare të vendit gjatë fushatës elektorale të vitit 2014. Ajo akuzon kundërshtarët e saj, përfshirë nën presidentin Temer për atë ajo e quan “përpjekje për grusht shteti”. Votimi në Senat pritet të zhvillohet të mërkurën.

Top Channel