Veniten shpresat e Man. United për Champions

10/05/2016 00:00

Manchester United i pati të gjitha mundësitë që të merrte vendin e katërt në renditjen e Premier League mbrëmjen e së martës, por u mposht në transfertë nga West Ham.

Vetëm 20 minuta para fundit të ndeshjes “Djajtë e Kuq” ishin në avantazh 1-2, pas dy golave të Martial që përmbysën disavantazhin e minutës së 10, por vendasit besuan deri në fund të fitorja dhe arritën që ta kthejnë rezultatin në 3-2 në favor të tyre.

Në minutën e 76 Antonio dhe 5 minuta më pas Reid e vulosën rezultatin e ndeshjes në 3-2, duke i hequr kështu United ndoshta përfundimisht të drejtën për të marrë pjesë sezonin e ardhshëm në Champions League.

Kur ka mbetur vetëm një javë për tu luajtur në Premier League, Manchester United pozicionohet në vendin e pestë me 2 pikë më pak se City, por nëse lojtarët e drejtuar nga Louis van Gaal do të kishin takimin ndaj Ëest Ham, ngjiteshin në vendin e katërt dhe fitorja në javën e fundit i dërgontenë Champions.

Javën e fundit, Manchester City do të luajë ndaj Swanseas në transfertë, ndërsa United me Bournemouth në “Old Trafford”.

Top Channel