Ish e dashura turpëron Etonë

10/05/2016 00:00

Nathalie Koah ka fituar një popullaritet të menjëhershëm pas publikimit të librit autobiografik ku rrëfen jetën me ish të fejuarin e saj, Samuel Eto’o.

Koaf ndalet gjatë në sekretet e jetës seksuale mes saj dhe ish-sulmuesit të Interit dhe Barcelonës, ku thekson se kamerunasi kishte shije të çuditshme.

“Shkoja në shtëpi dhe e gjeja duke më pritur me një tjetër për të bërë treshe. Ai gjithashtu pelqënte të bënte foto me vajza të tjera dhe të m’i dërgonte mua”, u shpreh ajo.

Nathalie Koah tregon gjithashtu se Samuel pëlqente shumë që ta shikonte atë duke kryer marrëdhënie seksuale me një tjetër mashkull.

Ajo shton se ishte pikërisht ky shkaku që vendosi t’i jepte fund lidhjes me Eto’o. Ata u njohën në vitin 2007 por pas 9 viteve modelja afrikane vendosi të rrëfejë gjithçka, duke e vendosur sulmuesin në një pozitë shumë të vështirë.

Top Channel