Torino monitoron Etrit Berishën

10/05/2016 00:00

Etrit Berisha mund të largohet nga Lazio në merakaton e verës, por jo edhe nga kampionati italian.

Mediat italiane kanë raportuar për një interesim të Torinos për kartonin e portierit shqiptar.

Drejtuesit “Granata” nuk kanë shumë besim te Padelli, që pritet të largohet nga kryqendra e Piemontit në përfundim të sezonit.

Berisha mbetet një nga alternativat e mundshme për të marrë vendin e Padellit, por në Torino pëlqehet edhe Skorupski.

Por, portieri polak mund të mbetet tek Empoli, ku është dhënë në formë huazimi nga Roma.

Drejtuesit lacialë po konsiderojnë Federico Marçhetin si zgjedhje të parë, duke e detyruar 27-vjecarin kuqezi të kërkojë një tjetër destinacion gjatë merkatos së verës.

Top Channel