Vlorë, aksidentohet për vdekje një bari

10/05/2016 00:00

Një 55-vjeçar me profesion bari humbi jetën sot në një aksident rrugor. Viktima po kalonte rrugën kur është goditur me shumë forcë nga një mjet tip BMW X6 me targa AA678 MK.

Nga goditja shumë e fortë, trupi i viktimës është copëtuar duke u shpërndarë disa dhjetra metra.

Drejtuesi i mjetit, pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është vetëdorëzuar në polici.

Sipas policisë, janë vetëdorëzuar dy të rinj, 21 dhe 20 vjeç, nga Tirana.

Top Channel