Rusia fiton “Betejën e kombeve”

10/05/2016 00:00

Çekia mundësoi kthimin në kohë teksa organizoi “Betejën e Kombeve” në mënyrën e periudhës së Mesjetës. Në këtë turne morën pjesë skuadra femrash e meshkujsh të pajisur me armë dhe mburoja që janë përdorur pikërisht në luftimet e asaj periudhe.

Qëllimi i këtij kompeticioni ishte rikrijimi dhe përjetimi i betejave të Mesjetës. Për arsye sigurie, aktiviteti u zhvillua nën mbikëqyrjen e disa arbitrave me eksperiencë, ndërkohë që nuk kishte rregulla specifike

Kostumet historike që u përdorën në këtë aktivitet peshonin 20 kg dhe kushtonin me mijëra euro. Turneu i zhvilluar në Pragë ishte edicioni i 7 dhe në të morën pjesë 700 kalorës nga 35 vende të botës.

E krijuar në vitin 2009 në Ukrainë, “Beteja e Kombeve” është organizuar 2 herë në këtë shtet, Poloni, Kroaci dhe kjo e fundit në Çeki.

Në edicionin e këtij viti, skuadra e Rusisë fitoi titullin kampion pas një rivaliteti me Ukrainën.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel