“Invictus Games”, vijon eventi i veteranëve të luftës

10/05/2016 00:00

“Invictus Games”, evenimenti sportiv i veteranëve të plagosur të luftës që po mbahet në Britani, hyri në ditën e dytë të tij. Këtë radhë pjesëmarrësit garuan në disiplinën sportive në ngritjen e shtangës shtrirë ku u dhanë 12 medalje në kategorinë e femrave dhe të meshkujve.

Pjesëmarrësit në këtë turne janë nga SHBA, Australia, Kanadaja, Britania, Holanda, Franca dhe Estonia. Për meshkuj medalja e artë u fitua nga britaniku Micky Yule, i cili u plagos gjatë një sulmi me bombë të talebanëve në Afganistan ku humbi të dy këmbët.

Ndërsa për femra në kategorinë e peshave lehta në këtë disiplinë u fitua nga amerikania Sarah Rudder, ndërsa për peshat e rënda fitorja i takoi kanadezes Christine Gauthier.

Në ceremoninë e dhënies së medaljeve për fituesit e ditës së dytë ishte i pranishëm edhe ish-Presidenti amerikan George W. Bush. Edicioni i dytë i “Invictus Games” nisi ditën e diel dhe ka mbledhur mbi 500 garues nga 15 vende të ndryshme që garojnë në 10 disiplina sportive.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel