Kanadaja bën bilancin e zjarreve

10/05/2016 00:00

Zyrtarët në Kanada vetëm tani kanë mundur të shohin nga afër pasojat e zjarreve shkatërrimtare që goditën këto ditë rajonin e Albertas.

Shumë shtëpi janë shkatërruar plotësisht në Fort Murray, por në qytetin më të prekur nga kjo situatë, zona qendrore e bizneseve është thuajse e paprekur. Zjarret shkrumbuan 161.000 hektarë tokë në rajon e detyruan evakuimin e 88.000 personave.

Por sipas kryetares së provincës, Rachel Notley, gati 90 përqind e Fort Murray u arrit të shpëtohej falë reagimit të shpejtë dhe punës së madhe për frenimin e flakëve.

“Shpëtuam ndërtesa komunale, spitalin e qytetit dhe çdo shkollë që funksionon. Kemi humbur diçka më shumë se 10 përqind të tij, por kjo është mirë krahasuar me 30 përqind që u zhduk në Slave Lake. Qyteti do të dalë nga kjo emergjencë i përqendruar më shumë tek aftësitë e ripërtërimit, sepse infrastruktura kryesore nuk është cënuar”, thotë Rachel Notley, kryetare e Provincës së Albertas.

Zyrtarët e zjarrfikësve u treguan modestë në pohimet e tyre se ftohja e motit i kishte ndihmuar mjaft duke ngadalësuar përhapjen e zjarreve, por kursi i flakëve mbetej sidoqoftë i paparashikueshëm, çka e bënte gjendjen tejet të vështirë. 

Top Channel