Vettel ‘pajtohet’ me Kvyat

10/05/2016 00:00

Sebastian Vettel nuk është vetëm një kampion i madh në sport, por edhe një person shumë pozitiv jashtë piste. Gjermani i ka zgjatur dorën e pajtimit pilotit rus, Daniil Kvyat, pas përplasjeve që ky i funduit i bëri në garat në Rusi dhe Kinë, duke e larguar atë nga synimet e këtij sezoni.

“Nuk kam asnjë problem me Kvyat, ai është një djalë shumë mirë”, u shpreh Vettel për mediat gjermane.

Ndërkohë pas incidenteve të dy garave të fundit skuadra Red Bull mori vendimin që Kvyat të kalojë me skuadrën Toro Rosso, duke filluar nga gara e radhës në Spanjë.

Vettel ndërkohë në një intervistë për Auto Bild shprehet se kjo lëvizje nuk lidhet me këto zhvillime. “Nuk besoj se transferimi te Toro Rosso lidhet me dy garat e fundit, por sigurisht që nuk është një gjë e mirë për të. Situata nuk është dhe aq e pëlqyeshme përsa e shikoj unë”, deklaroi Vettel.

Top Channel