Alarm për 10 bomba, super aksion policor në Republikën Çeke

10/05/2016 13:55

Një operacion masiv evakuimi është ndërmarrë nga autoritetet në Republikën Çeke, në stacionet kryesore hekurudhore dhe godinat zyrtare pas një alarmi për 10 bomba.

Autoritetet deklarojnë se kanë marrë një telefonatë anonime që thoshte se bombat ishin vendosur në stacionin qendror të trenit në Pragë dhe në qytetet e tjera të vendit.

Edhe pse zyrtarët nuk kanë dhënë detaje për lokalitetet në fjalë, nga burime të tjera është mësuar se evakuimet janë kryer në qytetet Plzen dhe Pardubic.

Duke folur për mediat lokale, shefi i policisë Marketa Janovska deklaroi: “Një person anonim na informoi me telefon se ndodhen bomba në stacionin hekurudhor të kryeqytetit dhe në zona të tjera në mbarë vendin”.

Top Channel