Në prag të Kongresit, FIFA do të vendosë edhe për Kosovën

10/05/2016 00:00

Zyrtarët më të lartë të FIFA  mbërritën në Meksikë, ku më 12 dhe 13 maj do të mbahet Kongresi i 66-të i këtij institucioni.

Në këtë Kongres, tema për të cilën do të diskutohet më shumë është përshpejtimi i reformave në mënyrë që të largohen sa më shpejt hijet e korrupsionit që janë shfaqur gjatë gjithë këtyre muajve në qeverinë e futbollit botëror,  një skandal që solli edhe arrestimin e 41 zyrtarëve nga policia zvicerane me kërkesë të prokurorisë amerikane.

Një tjetër çështje që do të shqyrtohet në këtë Kongres është edhe reduktimi i numrit të Komiteteve në FIFA nga 26 në 7.

Por jo vetëm kaq, Kongresi i FIFA do të vendosë gjithashtu nëse do të anëtarësojë Federatën e Futbollit të Kosovës në këtë organizëm, kur vetëm pak ditë më parë ajo u bë anëtare me të drejta të plota edhe në UEFA.

Top Channel