Nga F1 në NASCAR, Grosjean e provon në gusht

10/05/2016 00:00

Roman Grosjean mund të marrë pjesë në një garë të NASCAR. Piloti francez i ‘Team Haas’ e ka bërë të ditur këtë dëshirë që në muajin mars dhe drejtuesit e skuadrës mund t’ia plotësojnë atë, madje ata kanë filluar të bëjnë lëvizjet e tyre në këtë aspekt.

‘Do të jetë shumë interesante që të shohësh një pilot të Formula 1 të marrë pjesë në një garë të NASCAR – deklaroi Shefi i skuadrës amerikane, Joe Custer, në një intervistë për Motorsport – në fakt kjo është në listën tonë të dëshirave, ajo që duhet të bëjmë është realizimi i saj, por nuk jemi të sigurt nëse kjo do të ndodhë këtë vit apo në 2017.

Mundësia e parë që Grosjean të bëjë realitet këtë dëshirë është ajo e 7 gushtit kur skuadrat e Formula 1 do të jenë në periudhën e pushimeve. Në këtë datë do të zhvillohet gara NASCAR në pistën e Watkins Glen, një ndër të paktat pista jo ovale të këtij aktiviteti.

Top Channel