Paralajmërimi i çuditshëm për seksin në makinë

10/05/2016 00:00

Teksa e gjithë bota pret që të dalin në qarkullim makinat pa pilot, një ekspert shpreh shqetësimin se ato do të ndikojnë në rritjen e marrëdhënieve seksuale të rrezikshme në makinë.

“Kur kompjuteri drejton makinën, atëherë do të ketë më shumë kohë për seks në makinë”, thotë Barrie Kirk, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i grupit avokues Canadian Automated Vehicle Center of Excellence.

Edhe sikur Kirk të jetë mendjeprehtë, predikimi i tij ka kuptim. Kur automjeti drejtohet vetë, jeni të lirë të bëni më shumë se ç’dëshironi. Edhe pse duhen shumë vite para se makinat e para plotësisht autonome të jenë të vlefshme, industritë kanë nxjerr makina të reja me karakteristika të kufizuara të vetëngarjes. Këto mjete janë pjesërisht autonome dhe kanë nevojë për njeriun herë pas here.

Një në tetë vdekje nga aksidentet rrugore dhe 1 mijë plagosje në ditë regjistrohen në SHBA vetëm nga drejtimi i shpërqëndruar i mjetit. Makinat plotësisht autonome pritet të ulin numrin e aksidenteve, por ato gjysëm autonome do i ‘gënjejnë’ njerëzit në një ndjesi false sigurie, duke i bindur se çdo gjë është në regull dhe i kushtojnë më pak rëndësi rrugës.

“Seksi është një nga ato gjëra që do të pengojë aftësinë e njerëzve për të reaguar sa më shpejt kur kompjuteri do ti thotë “Merr drejtimin”, thotë Kirk për CBC.

Por sa gjasa ka që njerëzit të bëjnë seks në makina autonome apo gjysëm autonome? Epo, ata e bëjnë edhe në makina normale. Një në gjashtë persona thonë se kanë pasur eksperiencë seksuale në makinë, sipas Bustle. Dhe kjo të çon të mendosh se eksperienca të tilla do të jenë më të shpeshtë në makina autonome.

Top Channel