I mbani mend pesënjakët? Ja si janë sot

10/05/2016 00:00

E mbani mend Kim Tuccin? Bukuroshja australiane që më 29 janar solli në jetë pesënjakë, katër vajza dhe një djalë. 26-vjeçarja ka postuar foto artistike me të vegjëlit e saj që sot janë tre muajsh.

Asaj iu deshën vetëm dy minuta për të lindur vogëlushët, dhe një skuadër prej 50 doktorësh, që asistuan në operacionin cesarian. Të pestë fëmijët lindën të shëndetshëm.

Shansi për të ngjizuar në mënyrë natyrale, si Kim, pesënjakët është 1 në 55 milionë raste. Historia e saj u bë e njohur botërisht nëpërmjet faqes së Facebook, “Surprised by Five” (E habitur nga pesë), ku regjistronte të dhënat e shtatzënisë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel