E ka unazën, s’e ka unazën

10/05/2016 00:00

Pesë muaj pas shpalljes së fejesës së saj në Dubai, Eva Longoria është përfolur nga mediat për mosmbajtjen e unazës në gisht. Në disa evente ajo është fotografuar pa unazën me gurin e kuq.

Mediat aluduan se mes saj dhe të fejuarit Jose Antonio Baston mund të kishte pasur ndonjë krisje, por ja ku aktorja bukuroshe ‘ua mbyll gojën’. Në Paris Longoria kishte edhe unazën në gisht.

Aktorja ka bërë një lajmërim zyrtar në faqen e saj në Instagram, me 14 dhjetor, teksa postoi foto ku duket vërtetë e dashuruar me të fejuarin e saj, Jose Antonio Baston.

Top Channel