Leicester sfidon Barcelonën

10/05/2016 00:00

Pasi arritën ta bëjnë ëndrrën realitet duke fituar titullin në Premier League, drejtuesit e Leicester duket se po mendojnë seriozisht jo vetëm për një paraqitje sa më dinjitoze sezonin e ardhshëm në Champions League, por po mendojnë edhe për të ardhmen për të qëndruar në këto nivele.

Kampionët e Premier League janë futur në garë për të siguruar shërbimet e një super talenti, 18-vjeçarit francez Ousmane Dembele, i cili ka shkëlqyer këtë edicion me Rennes në Francë, duke zgjuar interesimin e Barcelonës, Bayernit dhe Dortmundit.

Sipas ESPN, drejtuesit e Leicester janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e 18 vjeçarit, i cili duket se ka një ta ardhme të sigurt në majat më të larta të futbollit botëror.

Në sezonin e fundit me Rennes, Dembele është aktivizuar në 25 takime, ku ka arritur të shënojë 12 gola, ndërsa ka dhënë edhe 5 asiste për shokët e ekipit.

Top Channel