Dëmtohet duke festuar

09/05/2016 00:00

Pasi siguroi ngjiten në Bundesligë, trajneri i Leipzig, Ralf Rangnick, pasti një moment aspak të këndshëm pasi pësoi një tërheqje muskuli gjatë festimeve në fushë.

57-vjeçari po vrapontë në fushë për t’i ikur futbollistit Davie Selke i cili po tentonte të arrinte trajnerin e tij me një birrë në dorë, sapo gjyqtari dha shenjë për përfundimin e sfidës me Karlsruher.

“Është një tërheqje muskuli dhe po trajtohet. Nuk besoj se do të na bashkohet për festimet”, tha Achim Beierlorzer,njeriu i dytë në stafin teknik të Lepzig pas Rangnick.

“Jam shumë i frikësuar. Prandaj po jap aq shumë intervista sepse nuk dua të kthehem në dhomat e zhveshjes. Më duhet të iki”, tha me shaka futbollisti Davie Selke.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel