Juve, Bayern e City në garë për Sanchez

09/05/2016 00:00

Arsenal duket se do ta ketë shumë të vështirë të mbajë në radhët e tij Alexis Sanchez. Së fundmi sulmuesi kilian është shfaqur i pakënaqur te “topçinjtë” e Londrës dhe po mendon që të kërkojë largimin nga Arsenali në merkaton e kësaj vere.

Sipas asaj që publikohet te tabloidi “The Sun”, Sanchez është prej kohësh në shënjestrën e Bayern dhe Manchester City, ndërkohë që në këtë garë tashmë është përfshirë edhe Juventusi, i cili sipas medias italiane, po monitoron me vëmendje situatën e futbollistit.

Nuk është hera e parë që Juventus shfaq dëshirën për të patur në radhët e tij sulmuesin kilian.

“Zonja e Vjetër” tentoi blerjen e kartonit të tij edhe në vitin 2011 kur Sanchez ishte te Udinese, por në atë kohë kiliani preferoi transferimin në Spanjë te Barcelona.

Top Channel