Një letërsi e fragmentizuar në përputhje me stilin e shpejtë të jetesës së sotme. Duke filluar nga blogjet, rrjetet sociale e deri tek cicërimat e tëitterit. Një trend i shkrimtarëve në perëndim që së shpejti mund të gjejë terren edhe në Shqipëri.

Një ndër të parët që solli komunikimin interaktiv me lexuesit, Ardian Vehbiu, e mbështet këtë stil  të të shkruarit.

“Mua më pëlqen të komunikoj me lexuesin me mënyra alternative. Janë në fakt online dhe aktiv në rrjetet sociale, qoftë në Twitter apo mjete pak më të vjetra të blogut. Të shkruarit me copa të vogla, që lidhen mes tyre me mënyra të tërthorta jo drejt për drejtë”, thotë publicisti Ardian Vehbiu.

Sipas Vehbiut , komunikimi virtual është sot një ndër mënyrat që po ndikon edhe autoret, po e bën atë më popullor dhe lehtësisht më të aksesueshmë tek lexuesi.

“Akoma nuk jam në atë fazë të përdor Twitter-in. Nuk besoj se do ta përdor si mjedis për të shkruar. Ka njerëz që po e bëjnë dhe ky ka gjetur një mënyrë shumë të suksesshme”, thotë Vehbiu.

Megjithatë se sa e pranueshme mund të jetë kjo mënyrë e re e fragmentizuar e letërsisë, duke marë parasysh edhe gjendjen e sotme të rretheve letrare në Shqipëri, kjo le vend për kohë.

“Letërsi në përgjithësi dhe rrethet letrare i shoh pak të lodhura ose të mbyllura në vetvte”, shprehet z. Vehbiu.

Top Channel