Dorëheqje shokuese e Kancelarit austriak, humbi mbështetjen partiake

09/05/2016 00:00

Kancelari austriak, Werner Faymann ka dhënë dorëheqjen këtë të hënë si udhëheqës i koalicionit qeverisës të partive të qendrës, por edhe nga drejtimi i Partisë Social-Demokratike (SPO).

Faymann ka qenë nën presion nga sindikatat tregtare dhe krahu i të rinjve të partisë “SPO”, për shkak të qëndrimit të tij të ashpër mbi ligjet e azilit, si dhe për shkak të përformancës së dobët në zgjedhjet presidenciale të dy javëve më parë.

“Të kesh shumicën në parti nuk mjafton”, tha zëdhënësja duke cituar Faymann, gjatë një konference për mediet të zhvilluar me urgjencë.

Faymann erdhi në pushtet në vitin 2008, por nisi të përballej me kritika të ashpra brenda partisë së tij, që kur ekstremi i djathtë fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale muajin e kaluar.

Sipas tij, Austria ka nevojë për një Kancelar që të ketë mbështetjen e plotë të partisë së tij. Ndaj dhe i bëri thirrje qeverisë ta nisë nga e para.

Top Channel