Ekuacioni matematikor që terrorizoi pasagjeren

09/05/2016 00:00

“Nëse ndjenjat e ksenofobisë shtohen dhe forcohen kaq shumë, sistemi i sigurisë duhet rishikuar”. Ky është komenti i Guido Menzio, profesor matematike në Universitetin amerikan të Pensilvanisë dhe protagonist i një episodi komik.

Gjatë një fluturimi me “American Airlines” për në Ontario, ku do të mbante një konferencë, ai është zbritur nga avioni, pasi një pasagjere e ulur pranë tij dyshonte se ishte terrorist. Profesori po zgjidhte disa ekuacione, që gruaja i kishte marrë për formula në arabisht, e prandaj e pati sinjalizuar tek ekuipazhi.

Pasi avioni me 60 pasagjerë mbeti i bllokuar në pistë për gati një orë e gjysmë, profesori ka hipur sërish në bord. Episodin qesharak, nga pikëpamja thjesht profesionale e interpretoi duke shtruar pyetjen: sa informacione duhen mbledhur përpara se të merret një vendim?

Ndërsa në plan më të zgjeruar, ai deklaroi se ishte një simbol i ksenofobisë, që dëshmon nevojën e një koncept të ri mbi sigurinë e transporteve.

Top Channel