Sherri vjen gjithmonë nga femrat…

09/05/2016 00:00

Duket se shprehja “sebepi i sherrit është gjithmonë femra”, ka vend edhe patat, ku është filmuar një dyluftim mes dy zogjve të zemëruar.

Ngjarja ka ndodhur në Kanada, ku dy patat, dhe femra e tyre që i shihte pak më tutje, nuk kanë parë fare se çfarë i rrethonte. Të mbërthyer nga zemërimi, ata për pak sekonda kanë bllokuar edhe autobusët urbanë, të cilët janë detyruar të ndalen.

“Ajo çfarë ishte për të qeshur ishte se pata femër, thjesht i shihte meshkujt që ziheshin për të. Dukej mjaft e gëzuar për këtë fakt”, thotë personi që kishte filmuar skenën.

Top Channel