CAS ia ul dënimin në 4 vite, Platini jep dorëheqjen nga UEFA

09/05/2016 11:15

Michel Platini ka dhënë dorëheqjen gjatë kësaj të hëne nga posti i presidentit të UEFA-s, menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), që ia uli dënimin me pezullim nga aktivitetet sportive në 4 vite, nga 6 që kishte vendosur FIFA.

Pas marrjes së vendimit nga trupa gjykuese në Lozanë të Zvicrës, francezi vendosi të mos jetë më drejtues i UEFA-s, pasi në këtë mënyrë vijon të konsiderohet fajtor për transfertën e rreth 1.8 milionë eurove nga Platini në vitin 2011, një veprim që cilësohet si shkelje e etikës.

Ish-futbollisti i Francës dhe Juventusit kishte kërkuar anulimin e këtij vendimi, pasi pretendonte të mos kishte shkelur asnjë ligj, por 60-vjeçari tashmë i thotë “lamtumirë” posteve drejtuese në botën e futbollit.

Top Channel