Për herë të parë, grupi legjendar australian i rokut AC/DC ka perfomuar me një vokalist tjetër, dhe ai është pikërisht, Axl Rose, ikona e grupit Guns N’Roses që prej vitit 1985.

Si rrallë herë në debutimin e Lisbonës, ai zëvendësoi vokalistin Brian Johnson, i cili për aryse shëndetësore është tërhequr nga turi botëror. Mjekët e kanë këshilluar atë se mund të humbasë dëgjimin nëse vijon të këndojë.

Johnson, i cili ka drejtuar grupin që nga viti 1980 pas vdekjes se Bon Scott, është shprehur emocionalisht i mërzitur se nuk do të marrë pjesë në tur, por u zotua se nuk do të heqë dorë nga muzika.

Fansa nga e gjithë bota udhëtuan drejt Lisbonës për të shijuar nga afër performancen e AC/DC.

“Nuk kishte thuajse asnjë dallim në vokalin e Brian Johnson dhe Axl Rose. Dashuria për bandën na bëri që ta shijonim koncertin”, u shpreh një fanse e këtij grupi.

Koncerti i Lisbonës do të pasohet nga të tjerë “show” nëpër Europë, ku AC/DC ka publikuar datat e performancave duke ftuar fansat të jenë pjesë e magjisë së muzikës së tyre.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel