Berisha, ditë e keqe në futboll

08/05/2016 00:00

Aventura e Bernard Berishës në kampionatin rus të futbollit nuk po zbulohet si zgjedhja më e mirë e futbollistit kosovar.

Mesfushori i shpejtë zgjodhi Anzhi Makhachkala në merkaton e janarit pavarësisht se kishte dhe shumë oferta të tjera, por me klubin e kryeqytetit në Republikën e Dagestanit nuk po kthehet në protagonist pozitiv.

Bernard Berisha u ndëshkua me karton të kuq në humbjen minimale 0-1 që skuadra e tij Anzhi pësoi nga pretendentët e Zenitit. Ish-mesfushori i Skënderbeut në Kategorinë Superiore shqiptare, u ndëshkua me dy kartonë të verdhë, në minutën e 9 dhe 90.

Berisha duke shkuar në tunel, pasi u ndëshkua me karton të kuq, goditi reklamë në anë të fushës çka ritheksoi edhe më shumë nervozizmin e tij.

Anzhi është në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit dhe rrezikon seriozisht rënien nga liga ruse e futbollit.

Top Channel