Moto GP, Lorenzo në krye të klasifikimit të pilotëve

08/05/2016 00:00

Jorge Lorenzo dominoi Çmimin e Madh të Francës në MotoGP dhe mori njëkohësisht kreun në renditjen e pilotëve.

Kampioni i botës në fuqi e kryesoi garën nga fillimi në fund, duke lënë pas vetes shokun e tij të skuadrës, Valentino Rossi.

Falë fitores së dytë sezonale, spanjolli Jorge Lorenzo kryeson me 90 pikë, ndërsa Valentino Rossi, i cili u ngjit në podium falë edhe  rrëzimeve të disa kundërshtarëve, mbetet në vendin e tretë me 12 pikë më pak se shoku i tij te Yamaha.

Kriza e Hondës vazhdoi edhe në Francë, pasi Dani Pedrosa e mbylli garën në vendin e 4, ndërsa dy herë kampioni Marc Marquez në vendin e 13. 

Gara e ardhshme në MotoGP do të jetë ajo e Çmimit të Madh të Italisë.

Top Channel